Makina përplaset me motorin në Tiranë, një i lënduar rëndë

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së premtes në kryeqytet. Sipas informacioneve një makinë ka përplasur një motor në afërsi të Casa Italia-s, ku si pasojë ka mbetur i lënduar rëndë drejtuesi i motomjetit.

I lënduari është dërguar në spital nga shërbimet e urgjencës. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave.