Makina përplas 4-vjeçarin në aksin Klos-Burrel, transportohet drejt Spitalit të Traumës

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një të mituri ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Klos-Burrel.

Policia thotë se një 52-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë ka përplasur fëmijën, duke e lënë të plagosur. I mituri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës.

Shoferi është arrestuar dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i Policisë:

Në aksin rrugor Klos-Burrel, shtetasi L.D., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin tip furgon, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke aksidentuar një shtetas të mitur, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon  për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.