Makina merr para një të mitur në Vaun e Dejës

Një aksident rrugor ka ndodhur pasfditen e sotme në në Bushat të Vaut të Dejës. Një drejtues automjeti ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një motomjet.

Si pasojë është dëmtuar një i mitur 16-vjeçar, pasagjer në motomjet, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë;

Vau i Dejës/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në Bushat, Vau i Dejës, shtetasi Gj. N., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka përplasur motomjetin me drejtues një të mitur 16-vjeçar.

Si pasojë është dëmtuar një i mitur 16-vjeçar, pasagjer në motomjet, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën