Dhjetë persona humbën jetën dhe 30 të tjerë mbetën të plagosur kur një makinë u përplas me një turmë në rrugën e famshme Canal and Bourbon në New Orleans në orët e para të Vitit të Ri, tha NOLA Ready, agjencia e emergjencave të qytetit.
Policia në New Orleans tha më herët se po i përgjigjej një incidenti masiv. NOLA Ready këshilloi njerëzit të qëndrojnë larg zonës, ndërsa njoftoi se të plagosurit po dërgoheshin në pesë spitale lokale.
Kryebashkiakja, LaToya Cantrell e quajti incidentin një “sulm terrorist”. Incidenti ndodhi në fund të kremtimeve Vitit të Ri në New Orleans dhe disa orë para fillimit të një ndeshjeje të futbollit në këtë qytet.