Magazina me kanabis, lirohet drejtori i burgut të Rrogozhinës! Shpallet në kërkim vëllai i tij

Detaje të reja janë mësuar nga dëshmia e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, pasi në një magazinë në pronësi të tij, u gjetën 4 mijë rrënjë kanabis.

Hasa, i cili u vetëdorëzua dje në polici dhe sot u lirua nga paraburgimi ka thënë se ambienti përdorej nga vëllai i tij, Romario Hasa, i cili u shpall në kërkim.

“Magazinat i administronte vëllai im Romario”, mësohet të jetë shprehur Hasa, variant që e konfirmoi dhe babai i tij, i cili tha se kontratën e përdorimit e kishte djali tjetër.

Ndërkohë gjatë qëndrimit të paraburgim u përgjua edhe një telefonatë që Hasa bëri më babain e tij, ku i referohej të vëllait, duke thënë “Na shkatërroi!”

Sakaq, Policia arrestoi faturistin e OSHEE, Erion Dekovelli, i cili akuzohet se nuk informoi për energjinë e konsumuar. Ky i fundit ka deklaruar se kontratat i ka lidhur me Romario Hasën. Sakaq, u shpallën në kërkim dhe dy zyrtarë të OSHEE në Peqin, Ervis Maçi dhe Denis Elezi.