Ylli i muzikës pop Madonna i ka kërkuar Papa Leos të vizitojë Gazën në një mision humanitar për të ndihmuar fëmijët palestinezë që po vdesin nga uria, duke thënë se “nuk ka më kohë”.
Superylli amerikan iu lut Papës së ri që të vizitonte enklavën në një postim në Instagram dhe tha: “Atë i Shenjtë. Të lutem shko në Gaza dhe sill dritën tënde tek fëmijët para se të jetë tepër vonë. Si nënë, nuk mund ta duroj dot vuajtjen e tyre. Fëmijët e botës u përkasin të gjithëve. Ti je i vetmi prej nesh që nuk mund të të mohohet hyrja.”
Madonna tha se po i bënte thirrje Papës të vizitonte Gazën sepse “politika nuk mund të ndikojë në ndryshim”, por “ndërgjegjja mundet”.
Në postimin e publikuar në ditëlindjen e djalit të saj, Rocco, Madonna tha se dhurata më e mirë që mund t’i bënte është “t’u kërkojë të gjithëve të bëjnë çmos për të ndihmuar në shpëtimin e fëmijëve të pafajshëm të zënë në mes të zjarrit në Gaza”.
Që kur filloi mandatin e tij, Papa ka qenë i ashpër në kritikat e tij ndaj luftës së Izraelit në Gaza, duke shprehur vazhdimisht shqetësimin e tij për civilët palestinezë që përballen me bombardimet izraelite.
Që kur filloi mandatin e tij si papat në maj, Papa ka qenë i ashpër në kritikat e tij ndaj luftës së Izraelit në Gaza, duke shprehur vazhdimisht shqetësimin e tij për civilët palestinezë që përballen me bombardimet izraelite.
“Po e ndjek me shqetësim të madh situatën e rëndë humanitare në Gaza, ku popullsia civile po vuan nga uria e rëndë dhe mbetet e ekspozuar ndaj dhunës dhe vdekjes”, tha ai në korrik, duke bërë thirrje për një armëpushim.
Sipas UNICEF-it, agjencisë së Kombeve të Bashkuara për fëmijët, më shumë se 18,000 fëmijë janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës në tetor 2023. Një bllokadë izraelite ndaj ndihmës për enklavën ka rezultuar në atë që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka quajtur “uri masive e shkaktuar nga njeriu”.