Lushnje, autobusi i linjës Tiranë-Athinë aksidenton për vdekje një 50-vjeçar

Një aksident rrogor me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:25, në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë fshatit Konjat.

Një autobus i linjës Tiranë-Athinë me targa greke u përplas me një motomjet, duke i marrë jetën drejtuesit të tij, Qemal Krasniqi, 72 vjeç, banues në Dushk të Lushnjës.

Policia e Lushnjës njofton se ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e autobusit, rreth 50 vjeç, banues në Lushnjë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.