Lulzim Basha i ka deleguar deputetes Flutura Açka detyrën si kryetare e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Ka qenë kryeparlamentarja Lindita Nikolla ajo që ka lexuar shkresën e ardhur nga PD, ku thuhej se Açka do të ishte në krye të këtij grupi, pork jo është kundërshtuar nga deputeti Gazment Bardhi.
Në shkresën që ai i ka dërguar Nikollës, thuhet se grupi i PD nuk ka bërë asnjë ndryshim, ndaj mazhoranca nuk duhet të ndërhyjë.
“Grupi i PD nuk ka bërë asnjë ndryshim të kryetarit. Për anëtarët e grupit të PD është e papranueshme që maxhoranca të ndërhyjë në punët e brendshme të grupit parlamentar të PD-së”, thuhet në letrën e Gazment Bardhit drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.