Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi shmangin njëri tjetrin, çfarë ndodhi jashtë dyerve të Kuvendit

Ditën e sotme është zhvilluar seanca e parë plenare për vitin e ri 2024. Surpriza e kësaj seance ishte edhe rikthimi në Kuvend i Lulzim Bashës dhe deputetëve të tij, të cilët kanë munguar për disa kohë.

Nuk dihet nëse prezenca e sotme lidhet me mungesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ndodhet në “arrest shtëpie” për dosjen Partizani.

Por ajo që u vu re jashtë ambienteve të Kuvendit, është edhe distanca që Lulzim Basha ka mbajtur me kreun e grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, duke shmangur njeri tjetrin. Bardhi qëndronte me disa prej deputetëve të tij.

Ndërkohë Basha u pa në krah të Enkelejd Alibeajt, Gazmend Çollakut, Flutura Açkës.

Rikujtojmë se Bardhi ka hedhur akuza të forta ndaj Lulzim Bashës, në seancat e kaluara, se ka marrë dy kate në një prej kullave më të shtrenjta në Tiranë. Por në një reagim, Basha i konsideroi ato si shpifje.