Lufta në Lindjen e Mesme, sulmohet anija e mallrave në Ngushticën e Hormuzit

Lufta në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar pasi një anije mallrash u sulmua në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë shumë e rëndësishme për transportin e naftës në botë.

Në orën 02:05 GMT u raportua se anija ishte goditur 93 km (50 milje detare) në veriperëndim të Dubait, me ekuipazhin që raportoi se ishte “i sigurt dhe mirë” dhe pa ndikim në mjedis.

Prej 12 ditësh, banorët e Iranit dhe Libanit po zgjohen nën zhurmën e sulmeve. Izraeli ka lëshuar një paralajmërim për banorët e jugut të Bejrutit, kryeqytetit libanez, për evakuim pasi do të ketë operacione ushtarake gjatë ditës.

Katër persona janë plagosur pasi dy dronë ranë pranë Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait, njofton Zyra e Medias në Dubai.

Ndërkohë udhëheqësi i ri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka mbetur i plagosur në këmbë, gjatë një sulmi izraelit. Sipas Neë York Times raportoi lajmin, Mojtaba Khamenei ndodhet në një vend të sigurt.

Burime iraniane të cituara nga Times deklaruan se çdo komunikim me botën e jashtme mund të zbulojë vendndodhjen e Khameneit, duke e vënë atë në rrezik.

Sipas dy burimeve ushtarake izraelite, raportohet se Khamenei u plagos në këmbë në ditën e parë të luftës, më 28 shkurt, përpara se të zgjidhej Udhëheqës Suprem i Republikës Islamike.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lënë të kuptohet se lufta me Iranin ka mundësi të jetë afër përfundimit, duke e dhënë një vlerësim optimist për një luftë që ka shkaktuar tensione rajonale dhe paqëndrueshmëri në tregjet globale të energjisë.