Pak ditë më parë kryeministri Rama u shpreh se rajoni ynë mund të ndikohet edhe nga ajo që po ndodh mes Izraelit dhe Hamasit.
Këtë deklaratë Edi Rama e ka përforcuar sot në Këshillin e Atlantikut, nga qyteti i Vlorës, ku po diskutohen sfidat e Rajonit.
Ai theksoi përsëri se agresioni rus në Ukrainë si dhe lufta mes Izraelit e Hamasit, mund të kenë efekte edhe më negative për rajonin e Ballkanit “nëse nuk punojmë natë e ditë për ta mbajtur konfliktin jashtë tij.”
“Ne jemi një rajon që ka kompleksitete shumë të mëdha, jemi një rajon shumë fetar. Shqipëria është një vend fetar ku myslimanë e krishterë jetojnë në harmoni. Ja pse besoj se lufta Izrael Hamas është e rrezikshme. Sepse Hamas, është agjent kaosi dhe ky kaos, që duan ta përhapin kudo jo vetëm në Lindjen e Mesme, mund të ndikojë edhe rajonin tonë nëse nuk bëjmë të gjitha gjërat e nevojshme, për ta mbajtur kaosin jashtë. Nga ana tjetër, kjo situatë, që është përmirësuar shumë duhet të trajtojë e të zgjidhë këtë cështje mes Kosovës e Serbisë, në njohje të plotë të kosoves, me paqen përfundimtare. dhe një herë, duhet të mos biem pre e konfrontimeve, përshkallëzimeve, por të trefishojmë përpjekjet për paqe”