Me siguri do të kishin dashur të ishte veçse një lojë, nëj ëndërr e keqe por për fatin e tyre të keq nuk është ashtu. Ish-kryebashkiaku socialist i Durrësit Vangjush Dako dhe ish-deputeti socialist Alqi Bllako janë të detyruar ta ndajnë bashkë qelinë e burgut, pas hekurave në paraburgimin e Durrësit. Alqi Bllako është arrestuar disa muaj më parë i akuzuar për aferën e inceneratorëve ndërsa Vangjush Dako u arrestua dy ditë më parë gjtihashtu i akuzuar për korrupsion gjatë ushtrimit të detyrës.
News24 publikoi lajmin se ish-kreu i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako po qëndron në të njëjtën qeli me ish-deputetin socialist, Alqi Bllako. Dy a tre metra më larg është edhe qelia e Lefter Kokës, ish-ministri I mjedisit që u arrestua i akuzuar për korrupsion me aferën e inceneratorëve. Nga të tre këta ish-zyrtarë socialistë të nivelit të lartë, dy prej tyre njihren si miqtë të ngushtë të kryeministrit Rama. Nuk dihet nëse ka qënë preferencë e vetë Dakos e Bllakos të ndanin bashkë qelinë apo është rastësi, apo është një sygjerim nga “lart”. Sepse Dako mund ta ndante qelinë edhe me Lefter Kokën. Burime thanë se në rrugën e tij drejt qelisë, Dako ka ndalur te dera e Lefter Kokës për tu përqafuar, me sa duket në shënjë pajtimi e për ti lënë pas disa konflikte të vogla që patën dikur.
Ndoshta Lefter Koka e ruan vendin në qeli për ndonjë tjetër “mik” më të afërt që pret t’i vijë shpejt. Siqodoftë, këta tre ish-zyrtarë të lartë të Partisë Socilaiste janë sot në paraburgim, të akuzuar për korrupsion dhe kjo nuk është një lojë sepse qoftë edhe një natë në qeli nuk është pak e nuk është e lehtë. Minimumi do të jetë një njollë e përjetshme në jetshkrimin e tyre, dita e arrestimit. Kjo nuk mund të jetë një lojë dhe nuk duhet të jetë një lojë a një sakrificë në emër të “partisë” por secili prej tyre duhet të përballet me ligjin për akuzat që rëndojnë mbi ta. Qelitë “VIP” të burgjeve pritet të popullohen me të tjerë zyrtarë apo ish-zyrtarë të akuzuar për korrupsion pasi në SPAK po shqyrtohen një sërë dosjesh që lidhen me korrupsionin në nivelet e lartë të qeverisjes dhe ndoshta do të kemi mundësinë të shohim të tjera kombinime personazhesh VIP në qelitë e burgjeve.