Partia Socialiste ka nisur me prezantimin e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Në Berat, kryesuesi i listës do të jetë ish-kryebashkiaku Ervin Demo, ndërsa të tjerët në listë janë: Matea Rexhepin, Hatixhe Ekonomi, Julian Zyla, Ardian Islami, Erdis Hyka, Fadil Nasufi, Hysen Buzali.
Në Gjirokastër, Mirela Kumbaro është renditur e para dhe është e vetme në listën e sigurt, ndërsa në listën e hapur PS garon me këta kandidatë: Anila Dhimitri, Piro Dhima, Shyqyri Hysi, Tërmet Peçi.
Në Dibër, listën e kryeson Blendi Klosi, ndërsa të tjerët në garë janë: Alma Selami, Murat Dani, Daniel Gjura, Valentina Haliti, Agron Malaj, Dritan Selishta.