Lirohet nga detyra drejtori i burgut të Fushë-Krujës, ja kush e zëvendëson

Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut të Fushë-Krujës Apostol Luca ndërsa në vend të tij është emëruar Ervis Dedej.

Po ashtu shef i policisë në IEVP e Fushë-Krujës është emëruar kryekomisar Fatjon Sadikaj.

Sa i përket burgut të Durrësit, në krye është emëruar Serjan Mazrreku ndërsa Shef i Policisë kryekomisar Florian Masha, me karrierë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit.

Njoftimi i plote: 

Në kuadër të rritjes së sigurisë dhe përmirësimit të menaxhimit në sistemin penitenciar, janë ndërmarrë ndryshime në drejtimin e disa Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Në IEVP Fushë-Krujë është riorganizuar zinxhiri komandues, duke u liruar nga detyra drejtori Apostol Luca. Në këtë detyrë është emëruar z. Ervis Dedej, me eksperiencë të gjatë në sistemin e burgjeve. Gjithashtu, Shef i Policisë është emëruar kryekomisar Fatjon Sadikaj, me mbi 20 vite përvojë në Policinë e Burgjeve.

Ndërkohë, në IEVP Durrës është emëruar drejtor z. Serjan Mazrreku, me eksperiencë në administratë dhe në fushën ligjore, si dhe Shef i Policisë kryekomisar Florian Masha, me karrierë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit.

Këto lëvizje synojnë forcimin e përgjegjshmërisë, rritjen e kontrollit dhe vendosjen e standardeve më të larta në funksionimin e institucioneve penitenciare.