Levizja Bashkë proteston përpara Bashkisë së Tiranës, kërkohet dorëheqja e Erion Veliajt

Lëvizja Bashkë e drejtuar nga Arlind Qori po proteston përpara Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Protesta ka nisur në orën 18:30, teksa arsyeja e kësaj kërkese është skandali “5D” i ish-drejtorëve të Bashkisë, të cilët me anë të kompanisë së tyre merrnin tenderat e institucionit ku punonin.

“Politikanët e korruptuar në Bashkinë e Tiranës dhe në qeveri, si Erion Veliaj dhe Edi Rama, fitojnë miliona me oligarkët duke shkatërruar qytetin”, shkruan Lëvizja Bashkë, ndërsa kërkon edhe mbështetjen e qytetarëve.

Shkarkimin e Veliajt e ka kërkuar edhe Partia Demokratike e rithemelimit, e cila ka zhvilluar 7 protesta përpara Bashkisë, por deri më tani kryebashkiaku vetëm i ka injoruar.