Një tërmet me magnitudë 4 ka goditur vendin tonë pasditen e kësaj të marte. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Burrel, ndërsa lëkundjet janë ndjerë në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit. Tërmeti ka patur një thellësi prej 5 kilometrash
Pavarësisht lëkundjeve, nuk raportohet për dëme në njerëz apo materiale.