LEKU “LETËR”, Rama paguan mbi 2.7 miliardë lekë për një instalacion druri brenda Kryeministrisë

Një instalacion druri në objektin e Kryeministrisë i ka kushtuar buxhetit të shtetit 2.76 miliardë lekë.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ia ka paguar këtë shumë kompanisë “Fusha Shpk” në datën 19 dhjetor të vitit që lamë pas.

Ajo që bie në sy është kategoria e shpenzimit, ku është shënuar se ky instalacion me strukturë druri është bërë si “Garanci e performancës për sigurinë dhe shëndetin në punë”.

Kryeministri Edi Rama bën shumë mirë që mendon për sigurinë dhe shëndetin në punë të punonjësve të kryeministrisë, por nuk dihet se si një instalacion druri me vlerë 2.76 miliardë lekë mund të ndihmojë punonjësit për sigurinë e tyre.

Kjo nuk është hera e parë që milionat e eurove shpërdorohen nga buxheti i shtetit, por këtë herë i përfshirë është vetë kryeministri Rama, që duhet të shpjegojë se çfarë është ky instalacion druri që u ka kushtuar shqiptarëve kaq shumë.