Apeli i GJKKO ka lënë në burg ish-kryetarin e bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci, i dënuar me 1 vit burg për “shpërdorim detyre”.
Tuci akuzohet se lejoi ndërtimin e një rruge në një zonë rurale, duke dëmtuar një sipërfaqe pyjore, që ishte në pronësi të shtetit, teksa projekti ishte pa leje.
Sipas të dhënave të dosjes së SPAK, rruga në njësinë administrative të Iballës, shkaktoi një dëm 234 milionë lekë dhe që sipas Prokurorisë së Posaçme, përfundoi me shkatërrimin e sipërfaqes pyjore me mjete të rënda.
“Gjykata e Posaçmee Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), sot më datë12.02.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 09akti, datë 10.01.2024 regjistrimi, mbi ankimin eparaqitur nga ankuesit/të pandehurit F.T., N.M., D.M., kundër vendimit nr. 62, datë06.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë përKorrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:
-Lënien në fuqi të vendimit nr. 62 datë 06.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
-Shpenzimet e gjykimit në apel i ngarkohen ankuesit F.T.“- thuhet në njoftim e Apelit të GJKKO-së.