Kuvendi ka miratuar sot në një seancë të posaçme plenare emrat e ministrave të rinj të kabinetit qeveritar.
Ndryshimet në kabinet u njoftuan nga kryeministri Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste në 4 shtator, ndërsa pak ditë më parë u dekretuan edhe nga Presidenti Bajram Begaj. Tashmë ministrat e rinj duhet të paraqiten në Presidencë për të bërë betimin.
Por surpriza e seancës së sotme ishte vota e socialistit Erion Braçe kundër shkarkimit të Olta Xhaçkës si ministre e Jashtme. Ai votoi ndryshe nga kolegët e tij socialistë, që ranë dakord me vendimin e kryeministrit.
Ndryshimet në qeveri:
Ministria e Financave: Ervin Mete zëvendëson Delina Ibrahimajn
Ministria e Jashtme: Igli Hasani zëvendëson Olta Xhaçkën
Ministria e Arsimit: Ogerta Manastirliu zëvendëson Evis Kushin
Ministria e Bujqësisë: Anila Denaj zëvendëson Frida Krifcën
Ministria e Shëndetësisë: Albana Koçiu zëvendëson Ogerta Manastirliun
Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen: Delina Ibrahimaj zëvendëson Edona Bilalin
Ministër për Pushtetin Vendor: Arbian Mazniku