Kushtetuesja shqyrton sot kërkesën e PD për mandatin e Olta Xhaçkës, Bardhi: Kuvendi sfidoi vendimin e gjykatës

Ka nisur në orën 10:00 gjyqi në Gjykatën Kushtetuese ku shqyrtohet sot padia e Partisë Demokratike për mandatin e Olta Xhaçkës.

I pranishëm në seancë është deputeti Gazment Bardhi i cili po përfaqëson para gjykatësve kërkesën e opozitës, pas vendimit të Kuvendit më 11 Prill që rrëzoi kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për të çuar në këtë gjykatë intepretimin e mandatit të Xhaçkës.

Ose duhej të vinim në Gjykatë Kushtetuese ose t’ia linim turpin maxhorancës. Vlerësuam që po duhej të vinim sepse sfida ndaj autoritetit dhe dinjitetit të Gjykatës Kushtetuese nuk është cështje vetëm dinjiteti por e çdo ligjëvënësi betuar në Kushtetutë. Është në dorën tuaj nëse do të duhet të mbroni autoritetin dhe dinjitetin e kësaj godine. Ne si deputetë të pakicës kemi bërë detyrën tonë, e sollëm në Gjykatë Kushtetuese.Duke qenë se në objektin e kërkesës sonë kemi kërkuar edhe interpretimin përfundimtar të Kushtetutës, sepse ndodh për herë të parë që Kuvendi shtrin efektet të mospërgjegjësisë së votës së deputetit edhe ndaj mosrespektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ne kemi çmuar që kjo gjykatë ka për detyrë t’i bëjë me dije Kuvendit, atë që e di edhe një student i vitit të parë të Fakultetit të Drejtësisë, që e drejta e deputetit për të mos mbajtur përgjegjësi ndaj votës nuk shtrihet ndaj injorimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Vendimiet e Gjykatës Kushtetuese janë Kushtetuta vetë dhe sigurisht deputeti nuk ka pavarësi ndaj zbatimit të Kushtetutës. Nëse kjo do të ndodhte atëherë ne do të ishim në anarshi, sepse i vetmi document që mundëson bashkëjetesën, stabilitetin, paqen mes grupimeve të ndryshme, është Gjykata Kushtetuese. Nëse secili prej nesh shpall pavarësinë ndaj Kushtetutës, pavarësi ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese atëherë këtu ka rënë çdo parim i të drejtës

Ky parim nuk shtrihet për të injoruar detyrimin ndaj zbatimeve të veendimeve të GJykatës Kushtetuese.

Ky vendim që unë citova ka zgjidhur një konflikt interesash mes pakicës dhe shumicës. I vetmi autoritet ku ne mund të drejtohemi për të zgjidhur një konflikt mes opozitës mes mazhorancës është Gjykata Kushtetuese.

Në momentin që Gjykata Kushtetuese ne na jep të drejtë por LKuvendi na injoron, këtu është cënuar stabiliteti, mundësia për bashkëjetesë sipas rregullave që parashtron Kushtetuta dhe paqja sociale”, tha Bardhi para gjykatësve.