Kur propaganda e Ramës me përmbytjet “bie në ujë”, fshatin e Lushnjës e “shet” si në Durrës

Prej më shumë se 48 orësh, vendi ynë është përfshirë nga reshje të shumta të shiut, duke sjell përmbytje në shumë qytete të vendit.

Situata vijon të jetë e rëndë në Durrës, ku janë rreth 1000 banesa nën ujë. Por edhe në këtë situatë, kryeministri Edi Rama ka vendosur të bëjë propagandë, edhe pse shumë qytetarë kanë mbetur në qiell të hapur.

Kreu i qeverisë ka publikuar disa fotografi ku krahas tyre shkruan “Durrës- Mjekët dhe ekipet shëndetësore në shërbim të banorëve në zonat e prekura nga mot”.

Në një prej fotove, është një mjek në hyrje të Qendrës Shëndetësore “Karbunar e Vogël”, që në fakt nuk ndodhet në Durrës siç ka shkruar Rama, por në Lushnjë.

Propaganda e Ramës ka dështuar këtë herë, ndërsa problemi i vërtetë mbetet menaxhimi i kësaj situate, dhe nëse do të ketë ndonjë dëmshpërblim për të gjithë banorët që janë prekur nga përmbytjet.