Kultivuan 1.8 ton kanabis në serat e Beratit, SPAK kërkon 133 vite burg për të pandehurit

SPAK kërkon 133 vite burg për 17 të pandehurit të akuzuar për kultivimin e kanabisit në disa sera në Berat, një aktiviteyt kriminal që vijonte prej 1 viti.

Dënimi më i lartë kërkohet për Sadetin Hasajn dhe Blerim Xhekën, të cilët duket se kanë pasur rolin kryesor në këtë aktivitet kriminal.

Pretenca e SPAK:

Sadetin Hasaj 13 vite burg
Blerim Xheka 13 vite burg
Sidrit Bisha 10 vite burg
Suad Smakaj 9 vite burg
Jurgen Ujkaj 10 vite burg
Samoel Lushaj 10 vite burg
Endriol Xheka 9 vite burg
Mirvaldo Disha 9 vite burg
Hamdi Dyli 8 vite burg
Arben Vrapi 6 vite burg
Adiol Çifkiku 6 vite burg
Lulzim Bushataj 5 vite burg
Mustafa Manej 5 vite burg
Bashkim Mema 5 vite burg
Drita Mema 5 vite burg
Izmire Mema 5 vite burg
Edison Mema 5 vite burg

Të akuzuarit po gjykohen me procedurë të shkurtuar dhe do të përfitojnë ulje të dënimit.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, të pandehurit akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Prodhimi dhe mbajtja e armëve dhe municionit”,  veprime që janë kryer në zonën e Rërës, Drenovicë (Berat), në një hapësirë toke nga 10 deri në 20-27 dynym, ku janë gjetur katër sera të mbyllura me plastmasë dhe të instaluara linja elektrike dhe furnizimi me ujë, përmes një pompe thithëse që furnizohej nga një kanal vaditës përballë serave.

Organizimi i aktivitetit kishte nisur në Dhjetor të vitit 2021, ndërsa u shtri gjatë periudhës Qershor-Nëntor 2022 dhe më datë 10.11.2022 u gjet dhe sekuestrua sasia prej 871.4 kg kanabis (produkt bime “canabis sativa L”), e cila u zbulua në 769 arka plastike dhe brenda 11 thasëve prej plastmasi ngjyrë të zezë, gjithashtu u gjetën dhe sekuestruan armë zjarri dhe municion luftarak. Nga aktiviteti rezulton të jetë përftuar në total një sasi prej 1.7-1.8 ton kanabis sativa.