Një 25-vjeçar është arrestuar në Malësinë e Madhe, pasi ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike në bashkëpunim me familjarët e tij.
Në pranga përfundoi i riu me iniciale G.Sh, ndaj të cilit Gjykata e Shkodrës kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me familjarët e tij, ka kultivuar në tokën pranë banesës së tyre, në fshatin Aliaj, 1275 bimë narkotike, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe ndaluan shtetasin G. Sh., 25 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me familjarët e tij, ka kultivuar në tokën pranë banesës së tyre, në fshatin Aliaj, 1275 bimë narkotike, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë më datë 04.09.2025.“, njoftoi policia.