Kryepeshkopi Janullatos vijon të jetë në gjendje kritike për jetën

Kryepeshkopi Anastas Janullatos vijon të jetë në gjendje kritike për jetën, thonë mediat greke, teksa ai qëndron i shtruar prej 5 ditësh në spitalin “Evangelismos” në Greqi.

Ai u transportua me një avion të Forcave Ajrore pasditen e së premtes, teksa aktualisht ndodhet në terapi intensive.

Fillimisht Janullatos u shtrua në Tiranë për shkak të një virusi sezonal, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe vendos transferimi i tij drejt Athinës, për të marrë një shërbim më të mirë .