Krim në familjen shqiptare në Greqi, 40-vjeçari vret me thikë bashkëshorten, viktima nënë e katër fëmijëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Volos të Greqisë, ku një 40-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare, nënë e katër fëmijëve. Pas krimit, shqiptari ëhstë arratisur ndërsa policia greke është vënë në ndjekje të tij.

Sipas mediave greke, krimi ndodhi në ndërtesën ku jetonte familja, në rrugën Konstanda. Mësohet se sherri mes tyre filloi brenda apartamentit dhe vazhdoi në hyrje të ndërtesës.

Më pas shqiptari, dyshohet se goditi bashkëshorten e tij, gjithashtu shqiptare, me thikë dhe u largua menjërherë nga vendi i krimit.

Ndërkohë Policia ka nisur një operacion për kapjen e tij, ndërsa zona është rrethuar nga forca të shumta policore dhe në vendngjarje ndodhen gjithashtu ambulanca dhe mjeku ligjor.

Sipas raportimeve nga protothema.gr, nuk kishte histori të dhunës familjare midis çiftit.