Kreu vjedhje në 16 biznese në Tiranë, arrestohet i riu

Një 32-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka vjedhur 16 biznese në kryeqytet. Bëhet fjalë për Ergi Gjeçi, i cili rezulton një emër i njohur për policinë.

Më herët, ai është arrestuar për drogë dhe vjedhje, ndëra rezulton dhe përdorues i kokainës. Sipas policisë, i riu pikaste biznese dhe kishte arritur të merrte shuma parash.

Njoftimi i policisë;

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të disa qytetarëve, për vjedhje në subjekte të ndryshme, me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Cases”.  

 Gjatë operacionit u arrestua shtetasi E. Gj., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas është autor i 16 rasteve të vjedhjes së shumave të parave në disa biznese në Tiranë.  Materialet i kaluan Prokurorisë.