E Ngarkuara me Punë e SHBA-së Nancy VanHorn u takua ditën e djeshme me kreun e KLP-së Mirela Bogdanin.
Në fokus të këtij takimi ka qenë procesi i përzgjedhjes së kreut të ri të SPAK, teksa KLP ka çelur zyrtarisht garën, pasi drejtuesit aktual, Altin Dumanit i përfundon mandati më 18 dhjetor.
VanHorn ka qenë e qartë në mesazhin e saj drejtuar kryetares së KLP-së, Mirela Bogani procesi për zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme është thelbësor për bashkëpunimin mes SHBA dhe Shqipërisë në fokus luftën ndaj krimit të organizuar dhe forcimin e sigurisë mes dy vendeve.
“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua dje me Kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdanin, për të diskutuar mbi ngjarjet e rëndësishme që do të zhvillohen në Këshill. Integriteti i procesit për zgjedhjen e Prokurorit të Posaçëm të SPAK është thelbësor për vazhdimin e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe për forcimin e sigurisë së vendeve tona“, thuhet në njoftimin nga ambasada amerikane.