Kreu i Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britani vlerëson me medalje Altin Dumanin

Kreu i SPAK, Altin Dumani zhvilloi një vizitë në Londër bashkë me drejtuesin e ri të BKH, Joni Keta, ku u pritën nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit të Britanisë së Madhe, Graeme Biggar.

Biggar ka vlerësuar Dumanin, duke vënë në dukje drejtimin e SPAK me guxim dhe integritet ndaj  e tij në luftën kundër Krimit të Rëndë dhe të Organizuar.

Në përfundim të takimit, NCA, ose FBI-ja britanike, i ka dhënë çmim mirënjohjeje Altin Dumanit.

“Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) të Mbretërisë së Bashkuar, z. Graeme Biggar, këtë javë priti kreun e Zyrës së Prokurorisë së Specializuar të Shqipërisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (z. Altin Dumani) dhe Drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (Joni Keta).

Z. Biggar i ka dhënë një medalje lëvdate z. Dumani për të njohur lidershipin e tij dhe për të nderuar guximin dhe integritetin e tij në luftimin e Krimit të Rëndë dhe të Organizuar dhe në ndjekjen e drejtësisë”, thuhet në faqen e ambasadës britanike.