KQZ shpërndan mandatet në 4 qarqe, emrat e deputetëve që në shtator futen në Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi sot rezultatin e zgjedhjeve për qarqet Vlorë, Shkodër, Berat dhe Dibër.
Vendimi i bërë publik nga kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, vjen pas vendimit të marrë nga Kolegji Zgjedhor për rrëzimin e ankimimit të bërë nga Partia Demokratike.

Në qarkun e Beratit, PS ka marrë 5 mandate (Ervin Demo; Enriketa Jaho; Hysen Buzali; Fadil Nasufi dhe Hatixhe Konomi), koalicioni opozitar ‘PD-ASHM‘ 2 mandate (Eno Bozdo dhe Zija Ismaili).

Në qarkun e Dibrës,PS ka marrë 3 mandate (Blendi Klosi; Alma Selami dhe Agron Malaj), koalicioni opozitar ‘PD-ASHM‘ 2 mandate (Xhelal Mziu dhe Denisa Vata).

Në Shkodër koalicioni opozitar ‘PD-ASHM’ ka marrë 5 mandate(Marjana Koçeku; Onid Bejleri; Xhenis Çela; Bujar Rexha),

PS 4 mandate (Luçiano Boçi; Kliti Hoti; Greta Bardeli; Ramandan Likaj dhe Bardh Spahia), PSD 2 mandate (Tom Doshi dhe Sabina Jorgo).

Ndërsa në qarkun e Vlorës, PS ka siguruar 9 mandate (Bledar Çuçi; Zamira Sinaj; Erjona Ismaili; Pirro Vengu; Damian Gjiknuri; Vullnet Sinaj; Ardit Bido; Vasil Llajo dhe Brunilda Mersini), ‘PD-ASHM’ 3 mandate (Bujar Leskaj; Vangjel Dule dhe Ina Zhupa).

Më herët, KQZ ka shpërndarë mandatet për qarqet Kukës, Lezhë, Gjirokastër dhe Korçë.