SPAK dhe BKH në një hetim të përbashkët me autoritetet italiane, kanë kryer kontrolle ditën e djeshme te një kullë në qendër të Tiranës.
Hetimi ka të bëjë me mashtrimet me Call Center-at, ku aktualisht 10 persona kanë rënë në pranga, ndërkohë që janë shpallur në kërkim 2 pronarët.
Këta të fundit i ndërronin zyrat herë pas here për t’iu shmangur policisë. Gjatë operacioni janë kontrolluar 6 kate të objektit, teksa janë zbuluar edhe prova materiale.
Autoritetet po marrin në pyetje disa persona të lidhur me çështjen, ndërkohë që kontrolli po vijon edhe sot, për të gjetur të tjera prova në lidhje me këtë çështje.