Koncesioni i Check-Up (kontrolli bazë mjekësor falas) në shëndetësi do të përfundojë afatin zyrtar më 2027, gati dy vite më shumë se në kontratën fillestare.
Sipas burimeve në Ministrinë e Shëndetësisë kontrata me kompaninë “3P Life Logistic” do të jetë aktive deri më 2027 si një shtyrje automatike për pezullimin që iu bë shërbimit gjatë pandemisë Covid- 19.
Kontrata e Check-Up u pezullua nga marsi 2020 deri në shtator 2021 për rreth 17 muaj, si rrjedhojë e masave kufizuese në lëvizje për parandalimin e virusit. Afati i pezullimit shkoi s
Në vitin 2023 kompania koncesionare “3P life Logistic” raportoi të ardhura 730 milionë lekë dhe fitime me një vlerë rreth 214 milionë leka para taksave.
Koncesioni i check-up nisi punë në shkurt të vitit 2015. Kontrata koncesionarë kishte si qëllim kontrollin mjekësor bazë falas që është një program kombëtar i cili synon depistimin e popullatës për faktorët e rrezikut dhe sëmundjet më të përhapura, me qëllim kujdesin për shëndetin, parandalimin e sëmundjeve dhe komplikacioneve, zbulimin e hershëm të çrregullimeve, mjekimin në fazat e hershme dhe përmirësimin e kulturës shëndetësore.
Për këtë kontratë Partneriteti Publik-Privat në nivel vjetor janë parashikuar 475,000 përfitues të shërbimit, pra 39,583 raste në muaj, për të cilat kompania koncesionare i merr pagesat, pavarësisht nga fakti nëse ato realizohen apo jo.