Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpërndan mandatet në Fier, Elbasan dhe Durrës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë mandatet e deputetëve në tre qarqe të vendit. Bëhet fjalë për qarqet Fier, Elbasan dhe Durrës.

Në qarkun Fier, Partia Socialiste ka fituar 12 mandate, duke përfshirë edhe Zegjine Çaushin mes deputetëve të rinj, ndërsa koalicioni PD-ASHM ka siguruar 4 mandate.

Partia Socialiste në qarkun e Elbasanit ka marrë shumicën me 10 mandate, ndërsa opozita ka fituar 4 mandate.

KQZ ka shqyrtuar edhe kërkesën e kandidates Partisë Demokratike Andia Ulliri, e cila pretendoi mandatin, por pretendimi i saj u rrëzua dhe mandati iu dha kandidatit Arjan Ndoja.

Në qarkun Durrës, PS ka siguruar shumicën e mandateve, ndërsa koalicioni opozitar ka marrë 6 mandate.

QARKU FIER

PS 12 Mandate

1-Belinda Balluku
2-Petrit Malaj
3- Kiduina Zaka
4- Erion Mile
5-Ana Nako
6-Ceno Klosi
7-Klevis Jahaj
8-Antoneta Dhima
9- Asfloral Haxhiu
10-Elton Korreshi
11-Zegjine Caushi
12- Ramion Kurti

PD-ASHM 4 mandate

1- Gazment Bardhi
2-Luan Baçi
3-Brunila Haxhiu
4-Saimir Korreshi

QARKU ELBASAN

PS-10 mandate

1-Arbjan Mazniku
2-Bora Muzhaqi
3-Ermal Elezi
4-Adi Qose
5-Evis Kushi
6-Sara Mila
7-Saimir Hasalla
8-Olsi Komici
9-Aluona Bylykbashi
10-Agron Gaxho

PD-ASHM- 4 mandate 

1-Tomor Alizoti
2-Edmond Haxhinasto
3-Klodiana Çapja
4-Blendi Himçi

QARKU DURRËS

PS-8 mandate

1-Klodiana Spahiu
2-Milva Ekonomi
3-Loer Kume
4- Skënder Pashaj
5-Aurora Mara
6-Arkend Balla
7-Ani Dyrmishi
8-Etleva Budini

PD-6 mandate

1-Oerd Bylykbashi
2-Artan Luku
3-Manjola Luku
4-Gent Strazimiri
5-Igli Cara
6-Arjan Ndoja

Pas shpërndarjeve të mandateve në 12 qarqet e vendit, tashmë radha i vjen certifikimit të zgjedhjeve të 11 majit.