Komisioni Europian publikon shifrat, miliardat e perëndimit në Ukrainë

Progresi dhe qendresa e Ukrainës kundrejt Federatës Ruse nuk është i rastësisshëm sa kohë që mbështetja financiare e Perëndimit drejt Kievit është e jashtëzakonshme.

Ndërsa Putin ka probleme të brendshme, politike dhe ekonomike, Ukraina ka para dhe armë perëndimore dhe e gatshme të vazhdojë gjatë luftën për mbrotjen e territorit të saj.

Komisioni Europian publikoi dje ndihmën e deritanishme për Ukrainën. Vetëm në 14 muaj nga nisja e luftës, 16.2 miliardë euro ndihmë financiare është dhënë për Ukrainën vetëm nga Bashkimi Europian. Pothuaj, 1.5 miliardë euro në muaj shkojnë për Ukrainën.

Kjo pa llogaritur ndihmën e SHBA-ve, shteteve anëtarëve, vendeve të tjera apo ndihma ushtarakle dhe logjistike me ndihma humanitare.

Por kjo nuk është asgjë krahasuar me ndihmën që BE programon të japë për vitet e ardhshme. Sipas Komisionit Europian, në vitet 2024-2027, për tri vite, mëse 50 miliardë euro do shkojë ndihma për Ukrainën përmes një program të veçantë për rindërtimin e vendit.