“Kjo është lemeri”, denoncimi i gazetarit: Të sëmurëve me tuberkuloz iu jepen ilaçe të skaduara

Gazetari Osman Stafa ka bërë një tjetër denoncim në lidhje me sistemin shëndetësor në vend, duke rrëzuar edhe njëherë propagandën e qeverisë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook ai shkruan se të sëmurëve me tuberkuloz u kanë dhënë ilaçe të skaduara tek Dispanceria. Stafa ka publikuar foto të këtij ilaçi, i cili ka skaduar në korrik.

Gazetari nënvizon se ky medikament nuk gjendet në farmaci, por vetëm në spital, ndërsa e cilëson si skandal se si u është dhënë të sëmurëve edhe pse ka skaduar.  

Postimi i gazetarit:

SOT,

të sëmurëve me turbekuloz, u kanë dhënë ilaçe të skaduara. Merrni këto se s’ka të tjera, u thanë pacientëve. Kjo sapo ka ndodhur tek Dispanceria. Ky medikament nuk gjendet nëpër farmaci. Ai është një ilaç spitalor. Ka skaduar në muajin korrik 2025.

SKANDALLLLL. ÇFARË PO BËNI EJJJJJ?

Nëse një farmaci, do të jepte një bar të skaduar, do përballej me ndjekje penale, gjoba, humbje liçense.

Ndërsa, vetë shteti, Ministria e Shëndetësisë, Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjeksore, Dispanceria ua japin pacientëve me tuberkuloz, ilaçet e skaduara.

Kjo është lemeri!

Znj. Ministre Albana Koçiu çfarë po bëni?