Kissinger apelon në 100 vjetorin e tij: I alarmuar nga konkurenca SHBA-Kinë

Revista prestigjove “The Economist” i ka kushtuar një speciale mendimtarit Henri Kissinger në prag të 100 vjetorit të tij. Gazetarët e The Economist shkruajnë së në muajin prill zhvilluan një bisedë të gjatë me mendimtarin, mbi tema kryesore që shqetësojnë sot njerëzimin në politikën e jashme. Ish këshilltari për Sigurinë Kombëtare dhe ish sekretar shteti, Kissinger shprehet i shqetësuar për rivalitetin mes SHBA-ve dhe Kinës.

Ai thotë se Amerika dhe Kina duhet të mësojnë të jetojnë së bashku. Ata kanë më pak se dhjetë vjet kohë për këtë.   “Të dyja palët e kanë bindur veten se tjetra përfaqëson një rrezik strategjik,” thotë ai. “Ne jemi në rrugën e konfrontimit të fuqive të mëdha.”

Sipas “The Economist”, Kissinger është i alarmuar nga konkurrenca në rritje e Kinës dhe Amerikës për epërsi teknologjike dhe ekonomike. Edhe pse Rusia bie në orbitën e Kinës dhe lufta errësohet në krahun lindor të Evropës, ai ka frikë se po mbingarkohet rivaliteti kino-amerikan. Në mbarë botën, balanca e fuqisë dhe baza teknologjike e luftës po ndryshojnë aq shpejt dhe në kaq shumë mënyra, saqë vendeve u mungon ndonjë parim i vendosur mbi të cilin mund të vendosin rendin. Nëse nuk mund ta gjejnë një të tillë, ata mund të përdorin forcën. “Ne jemi në situatën klasike të paraluftës botërore,” thotë ai, “ku asnjëra palë nuk ka shumë hapësirë koncesioni politik dhe në të cilën çdo shqetësim i ekuilibrit mund të çojë në pasoja katastrofike.”

Amerika ka nevojë dëshpërimisht për të menduar në mënyrë strategjike dhe afatgjatë, beson ai. “Kjo është sfida jonë e madhe që duhet ta zgjidhim. Nëse nuk e bëjmë, parashikimet e dështimit do të provohen.”

“Ne të gjithë duhet ta pranojmë se jemi në një botë të re,” thotë Kissinger, “sepse çdo gjë që bëjmë mund të shkojë keq. Dhe nuk ka asnjë kurs të garantuar.” Edhe kështu ai thotë se ndjen shpresë. “Shikoni, jeta ime ka qenë e vështirë, por të jep terren për optimizëm. Dhe vështirësia – është gjithashtu një sfidë. Nuk duhet të jetë gjithmonë një pengesë.”

“The Economist” shkruan se Kissinger është krrusur shumë dhe ecën me vështirësi, por mendja e tij është gjilpërë e mprehtë. Ai po përfundon dy librat e tij të ardhshëm, mbi inteligjencën artificiale dhe natyrën e aleancave. Kësaj radhe, Kissinger po sheh nga e ardhmja dhe jo më nga e shkuara.