Vendimi i djeshëm i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike nuk do ta ndalojë grupimin e Lulzim Bashës që të vijojë me zgjedhjet e 29 korrikut.
Ish-kryedemokrati shprehet në një postim në Facebook se më 29 korrik, demokratët do të shprehin vullnetin e tyre. Këtë datë, Lulzim Basha e cilëson si një nga momentet më të rëndësishme për PD-në, pasi siç shprehet ai, nuk votohet vetëm për kryetarin por edhe për “të nisur një rrugëtim të ri.”
Basha shprehet se Partia Demokratike nuk është pronë e asnjë individi, por investim i përbashkët i demokratëve.Nga ana tjetër, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Gazment Bardhi deklaroi se “Lulzim Basha mund t’i mbajë zgjedhjet, por do të cilësohen antistatutore.”
Në garën për kreun e ri të asaj që cilësohet si PD-ja zyrtare, Basha ka përballë Gjergj Hanin.