Kërkoi të dilte nga qelia me garanci pasurore, Apeli i GJKKO lë në burg Erion Veliajn

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg që prej muajit shkurt, i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash.

Në seancën e sotme u refuzua garancia pasurore që Veliaj ofronte si kusht për të dalë nga burgu. Vetë Veliaj nuk ishte i pranishëm në seancë, por u përfaqësua përmes mbrojtjes.

Veliaj për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, së bashku me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, e cila ndodhet në detyrim paraqitje.

Veliaj ka bërë po ashtu rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës së sigurisë “arrest me burg”, por ende nuk është caktuar data se kur do të shqyrtohet.

Pak kohë më pare SPAK njoftoi se ndaj Erjon Veliajt dhe Ajola Xoxës ishte regjistruar një procedim i ri.

Bëhet fjale për vepren penale të fshehjes së pasurisë, pasi dyshohen se gëzojnë pronësi faktike në dy pasuri që nuk i kanë deklaruar, një prej të cilave shtesë, që janë fqinje me apartamentin që ndodhet në Selitë në rezidencën Kodra e Diellit në pronësi të tyre.