Kërkoi të dëshmonte për “21 Janarin”, Ilir Meta do të pyetet nesër nga SPAK

Ish-presidenti, Ilir Meta do të pyetet ditën e nesërme për çështjen e ’21 Janarit’. Ishte vetë Meta që pak javë më parë kërkoi që të dëshmonte për këtë dosje që po hetohet nga prokurori Alfred Shehu, me argumentin se ka të dhëna që nuk janë të njohura nga grupin hetimor.

“Unë, Ilir Rexhep Metaj, duke qenë se, kam dijeni dhe mund të jap dëshmi të vlefshëme për rrethanat e asaj ngjarje, dëshmi të cilat nuk janë të njohura nga organi procedues, të cilat mund ti shërbejnë për të zbardhur ngjarjen. Jam në dispozicion të organit procedurës në çdo moment që ajo do jetë e gatshme!”, thuhej në kërkesën e Metës dorëzuar në SPAK më 25 nëntor. 

Më herët për protestën e 21 janarit 2011, ku humbën jetën katër protestues, janë pyetur nga SPAK ish-kryeministri Sali Berisha, ish-kreu i PD, Lulzim Basha dhe ish-presidenti Bamir Topi.

Në Janar të 2011-ës, Meta ka qenë zëvendëskryeministër në qeverinë e Sali Berishës.

Ndërkohë kujtojmë se protesta asokohe u thirr pas publikimit të një video mes Metës dhe ish-ministrit të ndjerë Dritan Prifti, ku bëhej fjalë për një korrupsion prej 700 mije eurosh.