Gjykata e Posaçme ka caktuar një grup të ri ekspertësh për të vlerësuar gjendjen shëndetësore të ish-kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla.
Ky i fundit ka kërkuar të dalë nga paraburgimi, pasi i rrezikohej jeta për shkak të problemeve shëndetësore, teksa tezën e tij e kanë mbështetur edhe ekspertët e mëparshëm, por kjo ka ngjallur dyshime, ndaj është bërë kërkesa për ekspertë të tjerë.
Kujtojmë se Lefter Alla qëndron në ambientet e paraburgimit pasi u arrestua për abuzim me një tender prej 2.8 milionë eurosh, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.