GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda.
Sipas vendimit të gjyqtarit Bib Ndreca, Etleva Deda do të vazhdojë të marrë pjesë në procedurat gjyqësore, duke vijuar shqyrtimin e çështjes penale që ka të bëjë me hetimet ndaj Veliajt.
Kujtojmë së seanca e fundit paraprake për kryebashkiakun Veliaj u shoqërua me debate të forta, teksa ky i fundit u largua në mënyrë demonstrative nga seanca, pasi pretendoi se gjykata nuk po e dëgjonte.
Për këtë arsye, Veliaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda, pasi sipas tij ajo i mohoi të drejtën për t’u mbrojtur efektivisht.
Seanca e radhës për Veliajn, është caktuar më datë 9 shkurt ku do te shpallet kalimi ose jo i dosjes për gjykim.