Kërcënohet Erion Braçe, deputeti i PS: Përgjigja do të jetë e rëndë

Deputeti i PS, Erion Braçe është kërcënuar nga një person ditën e djeshme për të hequr dorë nga mbrojtja e tokës së lumit Seman, të fshatit Imshte. Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputeti socialist në një postim në rrjete sociale, ku njofton se kërcënimi i ka ardhur përmes nje mesazhi në telefon.

Sipas socialistit, ai është kërcënuar nga një person, i cili i kërkonte atij që të hiqte dorë nga mbrojtja e interesave të banorëve të këtij fshati.

Mesazhi i Braçes:

KAM MARRE NJE KERCENIM DJE!
NGA NJEFARE ZOTI ÇEKREZI-KESHTU PREZANTOHET;
Eshte nga keta ZENGJINET E RINJ perhapur ne kete vend, plot arrogance e terbim.

SOT, nje dite me pas, POLICIA ne Lushnje, ka therritur KATER BANORE te fshatit IMSHTE-me i riu 65 vjec, me i vjetri 82 vjec; per te njejten gje-permbajtje, sic kercenimi ndaj meje.

CFARE ME KERKONTE ZOTI ÇEKREZI;
Te hiqja dore nga MBROJTJA E TOKES SE LUMIT SEMAN prane fshatit IMSHTE; te hiqja dore nga mbrojtja e interesave te banoreve te ketij fshati; KETE-sipas tij duhet ta beja publikisht!

Pra, me kerkonte te mos jem ky qe jam e te mos bej punen qe kam; domethene te mos MBROJ INTERESIN PUBLIK dhe te mos permbush detyrimet e mia ndaj njerezve qe me kane votuar e me kane dhene kete pune!

Tani degjo pak;
E para, une NUK KAM FRIKE NGA KUSH, madje PERBALLJEN E KAM MENYRE JETESE;
E dyta, per asnje arsye private-perfshi dhe interesat e tua tregtare, nuk do tradhetoja njerezit, interesin publik e betimin e bere ne Kuvend!

Nderkohe qe mos vazhdosh ti dhe ai qe te asiston, te hani te dy apo te gjithe MAJDANOZ, qofte edhe bio e nga Imshta, po te fus ne hulline e ligjit;

Ligji Nr 111/2012 PER MENAXHIMIN E INTEGRUAR TE BURIMEVE UJORE- ne NENIN 5 dhe VKM Nr 748 date 1. 12. 2022 PER PERCAKTIMIN E ZONES, DISTANCES DHE GJERESISE SE BRIGJEVE TE BURIMEVE UJORE-ne KREUN 2, PIKA 6, GERMA DH, percaktojne qarte se:

*Ne LUMENJTE E MBROJTUR ME ARGJINATURE… zona, distanca dhe gjeresia e bregut, ESHTE HAPESIRA MES ARGJINATURAVE DHE VIJES UJORE;
*Zona, distanca dhe gjeresia e bregut eshte PRONE E SHTETIT E PATJETERSUESHME DHE E PAPARASHKRUESHME, administrohet nga strukturat shteterore.

E gjithe toka qe zotrote pretendon eshte NE KETE HAPESIRE QE ME LIGJ ESHTE PRONE E SHTETIT!

Kuptove? TANI SHPORRU NGA TELEFONI IM!

Nderkohe;
Po i bej thirrje cdo strukture shteterore te MOS I BJERE NDESH INTERESIT DHE PRONES SE SHTETIT NE TOKEN E LUMIT SEMAN DHE CDO LUMI TJETER;
Do te jete e rende pergjigja!