Këputet kavoja e ashensorit, vdes 17 vjeçari në Sarandë

Një 17- vjeçar humbi jetën tragjikisht në Sarandë pasi u zu poshtë nga ashensori i lokalit “Orange”, ku edhe po punonte. 

Ka qenë kavoja e ashensorit që i shkaktoi të riut, i identifikuar si Antonio Deliaj, vdekjen e menjëhershme. 

Adoleshenti punonte si ndihmës kamarier, ndërsa burimet thonë se ka qenë i afërm i pronarit të lokalit. 

Ngjarja u regjistrua në orën 1 të mëngjesit të së shtunës.

Për vdekjen e tij policia arrestoi Lulëzim Allkushin, përgjegjësin e montimit të ashensorit, ndërsa u shpall në kërkim pronari i lokalit, 37- vjeçarin, Spiro Iljadhi.

Por emri i tij nuk është i panjohur për drejtësinë, pasi ka qenë viktimë e një atentati, ku ka përfunduar i plagosur. Më 21 qershor 2021, ndaj Iljadhit është qëlluar me breshëri automatiku rreth 20 herë.

Autorë ishin dy vëllezërit Andrea dhe Visi Caushi, si dhe Redjan Hadëraj, të cilët u arrestuan nga Policia.