Komisioni Europian ka kundështuar shefin e ekzekutivit të BE-së, Charles Michel lidhur me deklaratën e këtij të fundit në Forumin Strategjik të Bled se unioni pritet të zgjerohet brenda vitit 2030.
“Ne nuk jemi të fokusuar në një datë, por të fokusuar në punën shumë të ngushtë me vendet kandidate për t’u përgatitur për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian,” tha zëvendës zëdhënësja e Komisionit Dana Spinant në një konferencë të përditshme për shtyp të martën.
Po ashtu ajo nënvizoi Michel nuk ishte këshilluar me presidenten e Këshillit Europian, Ursula von der Leyen lidhur me përmbajtjen e fjalimit të tij.