Një sasi e madhe kokaine me vlerë 10.5 mln euro është kapur në Irlandë ndërsa dyshimet janë se u trafikua nga Meksika nga një bandë kriminale shqiptare.
Irish Sun shkruan se droga u kap në portin e Dublinit ndërsa deri tani nuk ka asnjë të arrestuar pavarësisht hetimeve që vijojnë.
Hetuesit besojnë se rrjeti i trafikut të drogës po bashkëpunon ngushtë me bandat meksikane të narkotikëve.
Kokaina vinte nga Kolumbia dhe kaloi përmes Meksikës dhe i destinuar për në tregun evropian.
“Kokaina i përkiste një bande kriminale shqiptare që vazhdon të bashkëpunojë ngushtë me bandat irlandeze. Ata kishin lehtësues në Meksikë, të cilët ishin në gjendje të rregullonin dërgesën në Irlandë”- tha një burim për Irish Sun.
Sekuestrimi e çon sasinë e drogës së kapur në Irlandë javën e fundit në 33 milionë euro.