Banorët e Rrjollit kanë dalë në protestë këtë të shtunë pasi kantieri ku do të ndërtohet resorti luksoz i Bashkim Ulajt u rrethua me tela dhe mure të larta.
Qytetarët e denoncuan rrethimin para pak ditësh duke thënë se po u vidhen tokat e tyre.
Burra, gra dhe fëmijë dolën në protestë teksa në duar mbanin pankarta të ndryshme:
Banorët kanë protestuar në vendin ku do të ndërtohet resorti, ndërsa më herët, ata kanë pasur përplasje të ashpra me policinë, dhe me rojet private të “Breçani Security” të punësuar nga biznesmeni Bashkim Ulaj më qëllim për të ruajtur kantierin.
Ata po ashtu kanë protestuar para Kuvendit dhe SPAK, ndërsa janë shprehur se janë braktisur nga shteti.
Resorti që po bëhet nga kompania Gener 2 shtrihet në një sipërfaqe prej 147.2 hektarësh është kundërshtuar me forcë nga banorët e zonës, për shkak të problemeve me pronësinë e tokës. Për këtë arsye banorët kanë protestuar prej javësh duke kërkuar që të ndalet projekti.