Jurgis Çyrbja dha dorëheqjen pasi u mor i pandehur nga SPAK, KQZ i jep mandatin e deputetit, Erion Mekës

Erjon Meka ka marrë sot mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë. Ai do të zëvendësojë Jurgis Çyrbjan, i cili dorëzoi pak ditë më parë mandatin e tij. Meka ishte kandidat për deputet i Partisë Socialiste nga lista shumëemërore e Durrësit.

Ish-deputeti Çyrbja e la mandatin e tij, një ditë para se të merrej i pandehur nga SPAK për “shpërdorim detyre”, në kohën kur ka qenë drejtor i Hipotekës në Durrës.

Ai u pyet javën e kaluar për disa orë nga prokurorët e Posaçëm, por kur doli nga ambientet e SPAK nuk dha detaje rreth çeshtjes për të cilën ishte thirrur.