Josep Borrell takime me Kurtin dhe Vuçiç: Fatkeqësisht bisedimet ishin të pasuksesshme

Josep Birrell, përfaqësuesi i Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, ka treguar se gjatë Konferencës së Sigurisë së Munihut ka folur privatisht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Theksi i diskutimeve ka qenë në uljen e tensioneve midis dy vendeve, por sipas Borrell, për fat të keq bisedimet kanë qenë të pasuksesshme.

Për sa i përket punimeve të Konferencës së Mynihut, Borrell thotë se ka prezantuar katër qëllimet kryesore të agjendës gjeopolitike të BE-së: mbështetje më të madhe dhe më të shpejtë për Ukrainën, përfundimin e katastrofës humanitare në Rripin e Gazës, përmirësimin e marrëdhënieve të BE-së me “jugun global” dhe forcimin dhe sigurinë e Unionit.

Sipas tij, të gjitha shtetet ranë dakord se Europa është në rrezik për shkak të luftës në Palestinë dhe në Ukrainë, si dhe konfliktet e shumta në të gjithë botën.

“Të gjithë u ndërgjegjësuan për realitetin në Konferencën e Sigurisë të Munihut të këtij viti se Evropa është në rrezik për shkak të dy luftërave në afërsi dhe shumë konflikteve të mundshme në mbarë botën”, shkruan ndër të tjera Borrell.