Jep dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara

Teksa vendi përballet me zjarre, kreu i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara ka dhënë dorëheqjen.

Mësohet se ai e ka paraqitur dorëheqjen e tij një ditë më parë, ndërsa sot është formosur urdhri i largimit.

Deri tani nuk dihen arsyet e dorëheqjes së tij. Largimi i tij vjen në një moment ku vendi po përballet me situata zjarri në disa qarqe. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri, ku pjesa më e madhe e të cilave janë shuar.

Aktualisht, pesë vatra vijojnë të jenë aktive, ndërsa një zonë mbahet në monitorim.

Kujtojmë se Arben Cara qëndrontë në krye të Shërbimit Zjarrfikës që prej shkurtit të vitit 2024.