Debate të forta kanë ndodhur në seancën plenare, në momentin që në Foltore po mbante fjalën deputeti i PD, Asllan Dogjani, i cili po kërkonte një minutë heshtje për vdekjen e 14 vjeçarit, nxënës i “Fan Nolit”, i cili u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij.
Teksa Dogjani po fliste, ministres Mirela Mirela Kumbaro dhe Belinda Balluku, ju është bashkuar edhe ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, të cilat po diskutonin “kokë më kokë” me njëra tjetrën, teksa deputeti po fliste për një temë kaq delikate.
Kjo ka sjellë edhe reagimin e fortë të kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili ka lënë vendin e tij dhe është afruar drejt tyre, duke i rikujtuar ministres Manastirliu se një nxënës u vra dje pranë një shkolle.
“Ja keni shtruar muhabetit të treja si lare”- u shpreh me tone të forta Bardhi ndërsa Dogjani shtoi se ministrat e Ramës i kanë të siguruar fëmijët e tyre.
Megjithatë ka qenë kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila i ka justifikuar duke thënë se qëndrimi aty nuk e përcakton ndjeshmërinë e ministres për këtë ngjarje.