Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton dy këshilltarët bashkiakë në Durrës

Partia Demokratike ka vendosur përjashtimin nga grupi i saj i këshilltarëve në Bashkinë e Durrës, Dritan Burgijan, si dhe Arlind Boshkun.

Përjashtimi vjen në një kohë kur Burgija dhe Boshku iu bashkuan lëvizjes së Ervin Salianjit, i cili ka shprehur ambicien e tij për të marrë drejtimin e PD, ndërsa nuk kanë munguar edhe përplasjet me kryedemokratin, Sali Berisha.

Sipas vendimit zyrtar, përjashtimi është bërë “në mbështetje të statutit të partisë dhe rregullores së brendshme”, për “shkelje të dispozitave që lidhen me etikën dhe integritetin”.

Në vendimin e firmosur dhe vulosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, propozohet edhe kryetari i ri, Ardian Muka.

Vendimi i plotë

PËR NDRYSHIMET NË GRUPIN E KËSHILLTARËVE TË PDSH NË KËSHILLIN BASHKIAK DURRËS”

Në mbështetje të nenit 24, 40 dhe 48 të statutit të PDSH dhe Rregullores së Brendshme, Kodit të Sjelljes së mirë, Etikës dhe Integritetit të PDSH, dhe nenit 33 të Ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”,

VENDOSI:

Z. Dritan Burgija dhe Z. Arlind Boshku përjashtohen nga Gupi i Këshilltarëve Bashkiak të PDSH në Bashkinë Durrës në mbështetje të Statutit të PDSH neni 24 pika 1 dhe 2 dhe në shkelje të nenit IV pika 2 të Rregullores së Brendshme;

I propozojmë grupit të Këshilltarëve Bashkiak Z. Ardian Muka si kandidat për Kryetar të Grupit të Këshilltarëve Bashkiak të Partisë Demokratike të Shqipërisë në Këshillin Bashkiak Durrës